LAJMI I FUNDIT:

Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm, por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme! Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij. Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit! Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numër një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër! Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot! Pa asnjë panik! Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile. Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.


Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar. Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para, sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qëndrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.

E dyta, sepse sistemi ynë i detektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez etj.

E treta, sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetëra herë më i ulët sesa në vendet evropiane!

Shpjegojani OBSH-së këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë!

Prandaj, më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digën e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike. Mbyllje e shkollave për disa javë Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore. Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë. Masa për transportin publik, për dezinfektime masive. Mbyllje e mensave dhe restoranteve masive! Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi. Vetëm shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe rrezik jete dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve ! Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh! Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat. Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi.

Pasoja, pra masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijë epideminë. Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vëmë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundër koronavirusit në betejë fjalësh dhe në një fitore në fushën e logjeve televizive kundër tyre!

Liderët e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre Por, të ndryshojë metodë pa ndrojtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes, sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues, ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

Në trend

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Magazina
Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës

Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori