LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu paralajmëron noterët dhe përmbaruesit: Do t’ju mbikëqyrim, nuk tolerojmë abuzime

Haxhiu paralajmëron noterët dhe përmbaruesit: Do t’ju mbikëqyrim, nuk tolerojmë abuzime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke arsyetuar vendimin e saj për anulimin e procesit të emërimit të noterëve, ka thënë se nuk do të tolerojnë asnjë tejkalim të kompetencave, abuzim apo moszbatimin e detyrave nga noterët ekzistues.

Haxhiu,  përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se ka parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë.


“Ministria e Drejtësisë e ka për obligim të mbikëqyrë punën e noterëve, përmbaruesve dhe ndërmjetësuesve”, ka thënë Haxhiu, përcjell Telegrafi.

“Gjatë këtyre ditëve, kam parë shqetësime të qytetarëve lidhur me shkeljen e detyrave nga disa përmbarues dhe noterë”.

“I lutem të gjithëve që secilën ankesë ta formalizojnë e procedojnë në Ministri të Drejtësisë. Secilën ankesë do ta adresojmë dhe nuk do ta neglizhojmë sikur ka ndodhur në të kaluarën”, ka shkruar ajo.

“Secili prej nesh, përfshirë edhe përmbaruesit dhe noterët, duhet të veprojmë vetëm në bazë të ligjit dhe nuk duhet të ketë tejkalim të kompetencave. Tejkalimin e kompetencave, abuzimin e tyre apo moszbatimin e detyrave, nuk do ta tolerojmë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu javën që po lëmë pas ka marrë vendim për anulimin e provimit të emërimit të noterëve.

Anulohet procesi i emërimit të noterëve
Lexo po ashtu Anulohet procesi i emërimit të noterëve

Haxhiu ka thënë se nuk mund ta shtyjë përpara një proces të kompromentuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori