LAJMI I FUNDIT:

Khloe Kardashian e quan ish-të dashurin person të mrekullueshëm, edhe pse e tradhtoi me modelen Jordyn Woods

Khloe Kardashian e quan ish-të dashurin person të mrekullueshëm, edhe pse e tradhtoi me modelen Jordyn Woods

Khloe Kardashian duket se ruan raporte të mira me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson, për shkak të vajzës së tyre, True, e cila në prill mbush dy vite.

Në një intervistë të fundit, ylli televiziv flet për ndarjen e prindërve të saj dhe ndikimin që kanë pasur tek ta si fëmijë, e që të njëjtin fat nuk dëshiron ta ketë vajza e saj.

“Si fëmijë nuk e dija. Prindërit e mi kanë qenë mirë dhe nuk na kanë bërë të ndjehemi keq pavarësisht problemeve”, ka thënë ajo.


Khloe Kardashian dhe vajza e saj, True (Foto: Instagram)

“E di së babai i saj është person i mrekullueshëm, e di që e do dhe kujdeset shumë për të dhe dua që ai të jetë këtu gjithnjë për të”, vazhdon Kardashian.

Ndërkaq, në shkurt të vitit 2019 u raportua se modelja Jordyn Woods, shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, ishte parë së bashku me Thompson në një klub nate.

Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khloe Kardashian

Megjithëse ndarja ishte e vështirë për Khloe, ajo ka punuar shumë për të mbajtur një marrëdhënie miqësore me Thompson për hir të vajzës së tyre.

Khloe Kardashian, Tristan Thompson dhe vajza e tyre (Foto: Instagram)

“I gjithë përqendrimi i saj tani është bashkëpunimi me ish-partnerin Tristan. Ajo nuk interesohet për asgjë tjetër”, tha burimi. “Thjesht dëshiron që True të ndjehet mirë dhe të ketë të dy prindërit në jetën e saj”.

Dhe përkundër thashethemeve për pajtim – ose përpjekjet e shumta të Thompson për të fituar Kardashian- marrëdhënia e tyre nuk ka funksionuar.

“Khloe dhe Tristan nuk janë më bashkë”, ka thënë një burim më parë për People. “Kjo nuk është ajo që po i intereson Khloe, por ata janë mirë tani”. /Telegrafi/

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Zhaklin Lekatari: Gjesti është fenomen dhe personazhi më i përfolur i këtij Big Brother

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Kalo në kategori