LAJMI I FUNDIT:

Synergetic Distribution siguron të drejtat për transmetimin e filmit “Zana” në Amerikën Veriore

Synergetic Distribution siguron të drejtat për transmetimin e filmit “Zana” në Amerikën Veriore
Adriana Matoshi në filmin “Zana” (Foto: Screenshot/YouTube/TIFF Trailers)

Drama surreale, psikologjike e regjisores Antoneta Kastrati, “Zana”, ishte përzgjedhur që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar në Oscar.

Duke qenë se te publikua amerikan është rritur apetiti për filma në gjuhë të huajë, Synergetic Distribution i ka marrë të drejtat për transmetimin e filmit “Zana” në Amerikën Veriore.


Filmi kosovar është dhënë premierë në Toronto në vitin e kaluar, ku mori vlerësime të mira për historinë bezdisëse të stresit post-traumatik dhe pasojave psikologjike të luftës, të frymëzuara nga historia tragjike e familjes së Antoneta Ksatratit – shkruan The Hollywood Reporter.

Sakrificë, dhimbje, dashuri - Adriana Matoshi rrëfen gjithçka rreth filmit “Zana”
Lexo po ashtu Sakrificë, dhimbje, dashuri - Adriana Matoshi rrëfen gjithçka rreth filmit “Zana”

Ngjarja e filmit “Zana” ka njëherësh edhe një horror mjaft prekës. E vendosur në një qytet të vogël të Kosovës, 10 vite pas luftës, Lume (Adriana Matoshi), akoma e traumatizuar nga humbja e vajzës së vogël në luftë, është nën presion nga bashkëshorti Ilir (Astrit Kabashi) që të ngelet shtatzënë.

I dëshpëruar për t’ia arritur qëllimit, Iliri përdor metoda gjithnjë e më ekstreme, nga psikologët, mjekimet mashtruese e deri te njerëzit fetarë dhe madje angazhon edhe një ekzorcist, derisa nëna e tij, Remzije (Fatmire Sahiti), i bën presion që ta zëvendësojë gruan me një modele më të re.

“‘Zana’ është përvojë vizuale me shkathtësi në regji që i mundëson publikut të lidhet me karakteret në nivel personal. Është një film i krijuar që të shikohet në ekran të madh”, ka thënë kreu i blerjeve në Synergetic Distribution, Anatol Chavez.

Synergetic Distribution planifikon një platformë lansimit të filmit “Zana” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar në maj/qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori