LAJMI I FUNDIT:

Historiani Mala: Në Jugosllavinë komuniste krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit, por ato na u përsëritën në vitet 90-ta

Historiani Mala: Në Jugosllavinë komuniste krimet u harruan në emër të vllaznim-bashkimit, por ato na u përsëritën në vitet 90-ta

Historiani Muhamet Mala në emisionin #Hashtag në RTV Dukagjini thotë se Kosova u la nga kufijtë e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha por, por ajo ishte një kafshatë e madhe për t’u kapërdirë aq lehtë nga Jugosllavia dhe Serbia.

“Ata e donin Kosovën por pa shqiptarë. E gjithë politika e tyre pas pushtimit ishte në aspektin e dëbimit të shqiptarëve dhe spastrimit etnik”.

Historiani thotë se edhe pas luftës së fundit serbet nuk e kanë ndjenjën e fajtorit të shkaktimit të luftës dhe asnjëherë nuk ndjehen fajtorë që duhet të kërkojnë falje.


Mala thotë se edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore pati vrasje mes serbëve, ustashëve-kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve etj, por në Jugosllavinë komuniste u thënë që në emër të vllaznim-bashkimit ato ngjarje duhet të harrohen.

“Krimet asnjëherë nuk duhet të harrohen. Erdhën vitet e ’90-ta dhe u përsëritë e njëjta gjë. Prandaj edhe ne nuk bënë asnjëherë t’i harrojmë krimet”.

Ai ka thënë se pajtimi nuk mund të ndodh pa u pranuar e vërteta.

“Pajtimi nuk i shërben paqes kur s’pranohet e vërteta dhe nuk njihen krimet”.

Mala thotë se shumë kombe të ndryshme në botë kanë ngritur institucione që në forma të ndryshme dokumentojnë të kaluarën e tyre me fakte dhe dokumente.

Ai thotë se Kosova nuk ka bërë sa duhet në mënyrë institucionale për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Serbia në vitet 1998/1999.

Historiani thotë se faktet dhe dëshmitë e krimeve duhet t’i shërbejnë drejtësisë por edhe duhet të kenë efekte psikologjike për të mos harruar të kaluarën tonë.

“Shembull, kur vizitorët shohin gjërat personale të personave të ekzekutuar nuk mund të qëndrojnë indiferentë”, tha ndër të tjera Muhamet Mala./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori