LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Kuvendi i përmbushi të gjitha prioritetet reformuese, tani është radha e BE-së të veprojë sipas meritave

Xhaferi: Kuvendi i përmbushi të gjitha prioritetet reformuese, tani është radha e BE-së të veprojë sipas meritave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me eurodeputetët  Dacian Ciolos, kryetar i Grupit Ripërtërije Evropën dhe Ilhan Kjuçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin me miq dhe mbështetës të aspiratave tona euroatlantike dhe mirënjohje për miratimin e Rezolutës së Parlamentit Evropian në tetor të vitit të kaluar, me të cilën kërkohet fillimi i negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë. Ai po ashtu e përshëndeti mbajtjen e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e Kryetarit Sasoli, me të cilën edhe njëherë u dëshmuan përpjekjet e Parlamentit Evropian për të marrë pozitën e përfaqësuesit të qytetarëve, veçanërisht në imponimin e vendimeve të veta mbi institucionet evropiane. Kryetari Xhaferi e lavdëroi edhe mbajtjen e Dialogut Zhan Mone dhe ndarjen e përvojave me deputetët evropian, si vegël e rëndësishme për avancimin e dialogut parlamentar politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Eurodeputeti  Dacian Ciolos theksoi se vjen në vizitë miqësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të ndarjes së përvojave dhe dhënies së mbështetjes ndaj proceseve të saj eurointegruese. Sipas tij, negociatat nuk duhet të jenë jashtëzakonisht politike, burokratike dhe administrative, për arsye se integrimi është para së gjithash për të mirën e qytetarëve.


Në qoftë se Unioni dëshiron që vend i caktuar të reformohet dhe të integrohet me sukses në të, Unioni nuk mund të mbajë vendin anësh por doemos të hapë rrugën për integrim dhe ti përfshijë më shumë të rinjtë në këtë proces. Ndarja e mendimeve dhe përvojave nga kjo vizitë do të transmetohet në mënyrë përkatëse jo vetëm në Parlamentin Evropian por edhe në Komision dhe në Këshill, theksoi  Ciolos. Ai e lavdëroi Kryetarin Xhaferi për udhëheqjen
e tij të Kuvendit gjatë këtij mandati, jo vetëm në raport me procesin e nxjerrjes së ligjeve por, edhe në marrjen e vendimeve politike të rënda dhe të ndërlikuara.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën shpresë se Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për arsye se këtë moti e ka merituar dhe se qytetarët, edhe krahas të gjitha vështirësive dhe ngecjeve, duhet të shpërblehen për aspiratat e tyre shumëdekadëshe dhe për mbështetjen e tyre të lartë të anëtarësisë në Union./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori