LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për një person i cili dyshohet se ka përdhunuar dy vajza të mitura në Gjakovë

Kërkohet paraburgim për një person i cili dyshohet se ka përdhunuar dy vajza të mitura në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, B.C., nga Komuna e Rahovecit, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragraf 4, nen paragraf 4.8 lidhur me paragraf 1, të KPRK-së.

Në njoftimin e bërë nga Prokuroria Themelore thuhet se, në intervalin kohorë mes datave 14-16 shkurt 2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në një vilë në rr.”Skenderbeu” , pa pëlqimin e të dëmtuarave, të mitura, M.J., dhe A.J., nga fshati Krume, Republika e Shqipërisë, i pandehuri kryen aktin seksual, transmeton Telegrafi.

“Përderisa e dëmtuara M.J., ishte duke qëndruar në parkun e qytetit në Gjakovë, bashkë me motrën e saj, i pandehuri me automjetin e tij “Golf”, fton viktimat kinse për të bërë një gjiro, ku më pas i dërgon në vilë në dy dhoma të ndara. I pandehuri B.C., fillimisht kishte hyrë në dhomën e të miturës A.J., e pasi e kishte kryer aktin seksual me të, kishte vazhduar me viktimën tjetër të mitur M.J., gjithashtu duke kryer aktin seksual edhe me të, ku si këmbim iu kishte dhënë 15 euro, dhe më pas i ka dërguar në vendin e njëjtë ku edhe i kishte marrë paraprakisht”, thuhet në njoftim.


Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori