“Nuk ka nevojë për zbatimin të masave drastike për ndërprerjen e mësimit në shkolla, sepse që të ndërpritet mësimi nevojitet të merret vendim në nivel të Qeverisë, e cila shpall epidemi në shtet”.
Këtë e theksoi sot epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik, në lidhje me atë se a duhet të ndërpritet mësimi nëpër shkolla, për shkak të gripit sezonal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik, janë ata që japin propozim për ndërprerjen e mësimit, ndërsa deri më tani një propozim i tillë nuk është bërë, as do të bëhet ditëve në vijim.
“Bëhet fjalë për sëmundje e cila tani është në kulm e saj. Kulmi i gripit pritet këtë dhe javën e ardhshme. Në pajtim me kriteret epidemiologjike për grip tani do të rritet numri i të sëmurëve, ndërsa në periudhën që vijon për shkak të përmirësimit të motit dhe temperaturave pranverore numri do të ulet. Çdo virus respirator dhe çdo sëmundje respiratore nuk do të thotë grip, çdo sëmundje respiratore nuk do të thotë bronkit dhe bronkopneumoni. Është normal të ketë teshtitje, kollitje, është norma tani të ketë, në mes të verës nuk ka grip”, shtoi mjeku Karaxhovski.
Ndryshe, deri tani janë regjistruar tre raste të vdekjeve nga gripi sezonal./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë