Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim, kanë paraqitur sot disa nga të arriturat e dialogut teknik Kosovë-Serbi, por u tha se disa prej tyre nuk janë zbatuar plotësisht.
Në një tryezë ku u diskutua për të arriturat e dialogut teknik Kosovë-Serbi, u vuan në pah si marrëveshje pozitive, instalimi i pushtetit lokal në veri të Kosovës, marrëveshja e drejtësisë, e lëvizjes së lirë mes dy shteteve dhe ajo e telekomunikacionit.
Por si mangësi e këtij dialogu teknik u tha se ka qenë paraqitja e zbehtë e marrëveshjeve te qytetarët, pasi për shkak të polarizimit politik dhe mungesës së një platforme për këtë dialog.
Drejtori i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti duke folur për marrëveshjet, tha se disa nga ato nuk e kanë pasur ndikimin e duhur.
“Marrëveshjet si ADR-ja, marrëveshjet e lëvizjes së lirë, marrëveshjet për njohjen e vulave doganore, marrëveshjen për integrimin e gjykatave, prokurorëve, policisë kanë pasur shumë më pak impaktin në praktik se sa kemi menduar. Natyrisht ka edhe marrëveshje të cilat nuk janë implementuar dhe të cilat kanë shkaktuar konfuzion dhe përçarje duke rritur diskursin negativ politik”, tha ai.
Aktivistja e shoqërisë civile, Florentina Hajadri-Hajri i paraqiti disa nga marrëveshjet e arritura, që sipas saj, kanë pasur rol pozitiv në Kosovë.
“Polarizimi politik, mungesa e platformës, bashkimi jo i duhur i strukturave politike dhe përfaqësuese në vend, ka bërë pikërisht të ndikoj në zbehjen e të arriturave të dialogut teknik. Gjith ashtu, ndoshta një problematik tjetër është se shumica prej akterëve dhe qytetarëve nuk e kanë të qartë se kush ndikohet prej dialogut teknik… Instalimi i pushtetit lokal në veri të Kosovës është një rezultat që duhet qitur në tavolinë shpesh. Sovraniteti i Kosovës ka mungu tërësisht deri sa janë mbajtur zgjedhjet lokale. Ka shumë nuanca që duhet përmirësuar dhe analizuar, por mbi të gjitha qytetari ka një adresë ku mundet me u drejtuar në kërkim të shërbimeve. Sa do që procesi i integrimit të strukturave paralele është shumë i ngadalshëm në këto institucione. Marrëveshja për drejtësi përveç ka ndihmu në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka lehtësuar trajtimin e lëndëve të ndryshme në komunat e regjionit verior të Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, ish-anëtari i ekipit negociator, Gazmir Raci tha se marrëveshja për regjistrin civil ka pasur ndikim të rëndësishëm në plotësimin e kritereve për libera lizim të vizave.
“Kthimi i regjistrave civil ka pasur impaktin shumë të madh në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. Tashmë ne kemi një regjistër civil kompakt dhe të verifikueshme nga ana edhe e BE-së”, tha ai.
Nga Instituti për Çështje Evropiane në Serbi, Naim Leo Beshiri tha se i tërë procesi i dialogut teknik ka qenë një proces i ngadalshëm.
“Sfida më e madh pse disa prej marrëveshjeve nuk janë aq të suksesshme apo pse nuk kemi më shumë marrëveshje është politizimi i dialogut”, u shpreh ai.
Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë ka filluar në vitin 2011, dhe deri më tash janënënshkruar rreth 33 sosh, mirëpo disa prej tyre nuk kanë gjetur zbatim./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj