LAJMI I FUNDIT:

Pesë siklete të kota që kemi kur shkojmë në palestër!

Pesë siklete të kota që kemi kur shkojmë në palestër!

E shkuara në palestër shoqërohet edhe me disa ankthe të tjera, që të paktën një herë, i kemi ndjerë të gjithë

Për çfarë e kemi fjalën?


Për gjithë “sikletet” e kota që na vijnë ndërmend sapo nisim të ushtrohemi. Kujto që i ndodh të gjithëve, por kjo s’do të thotë të mos përpiqemi për t’i eliminuar.

1. “Mos dukem keq kur bëjë këtë ushtrim?!”

Ti atë ushtrim kushedi sa herë e ke bërë para pasqyrës dhe e ke parë që dukesh për mrekulli, por gjërat ndryshojnë kur hyn në palestër. Mendon se dukesh keq dhe gjithë të tjerët, kanë lënë ushtrimet e tyre dhe po të gjykojnë ty.

Pikë së pari, nuk bën figurë budallaqeje dhe fshije nga mendja. Je në palestër për të përmirësuar trupin dhe gjallëruar mendjen, kështu që fokusohu aty.

2. “Këta të tjerët janë më të fortë/më të mirë se unë”

Na ndodh të gjithëve ta mendojmë këtë. E zëmë se është e vërtetë, edhe?! Ç’tregon kjo forca fizike? Gjithsesi, nëse të bën të ndihesh më mirë, kujto që ti s’e di sa kohë ka ajo që ngre pesha më të rënda se ty që ushtrohet.

3. “S’di si ta përdor këtë pajisjen”

As unë nuk di. As të tjerët s’kanë ditur. Në raste të tilla, kujto që në anë të veglave ka një udhëzues që të tregon si ta përdorësh dhe për ç’pjesë të trupit shërben. Në të kundërt bëji një zë instruktorit. Në fund të fundit, nëse s’do të kishe nevojë për ndihmë, s’do të ishe fare aty.

4. “S’qenkam fare elastike”

Kujto që trupat e gjithkujt janë ndërtuar ndryshe. Kujto që ata që sheh ti atje, mund të kenë me vite që ushtrohen dhe se ndoshta pas 1 viti do t’ia dukesh dhe ti si ta. S’ka asgjë për të menduar gjatë.

5. “Po më shohin vetëm mua”

Jo, askush s’po të sheh. Të duket ty, sepse s’je e fokusuar tek qëllimi yt. Je vetëm ti dhe pajisjet kështu që përqendrohu dhe injoro sinjalet e panevojshme.

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Gabimet të cilat duhet t’i shmangni për t’u dukur magjepse në çdo foto

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori