LAJMI I FUNDIT:

Vriten dy ushtarë turq në një sulm ajror në Siri

Vriten dy ushtarë turq në një sulm ajror në Siri

Sulmet vdekjeprurëse vijnë një ditë pasi presidenti turk Recep Tayip Erdogan paralajmëroi një sulm të afërt ushtarak turk në Idlib.

Dy ushtarë turq janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore të qeverisë siriane pranë rajonit veriperëndimor të Idlib, ka thënë ministria e saj e mbrojtjes.

Më shumë se 50 forca siriane u vranë në shenjë hakmarrjeje, shtoi ministria, transmeton Telegrafi.


Sulmet të enjten erdhën një ditë pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi një sulm të afërt ushtarak turk në Idlib, ku forcat siriane, të mbështetur nga forca ajrore e Rusisë, bënë një plan për të kapur rajonin.

Drejtori i Komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun tha që ushtarët – të cilët ishin në Idlib për të “vendosur paqen dhe për të menaxhuar operacionet e ndihmës humanitare” – u vranë nga “një sulm i kryer nga regjimi sirian”.

Në fillim të këtij muaji, 13 ushtarë turq u vranë në sulmet siriane, duke bërë që Erdogan të thotë se Turqia do të sulmojë forcat siriane “kudo” në Siri nëse një ushtar tjetër lëndohet.

Në një deklaratë, ministria e mbrojtjes tha se pesë tanke, dy transportues të personelit të blinduar, dy kamionë të blinduar u shkatërruan gjithashtu në shenjë hakmarrjeje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori