LAJMI I FUNDIT:

KEDS familjarizon nxënëset me rrjetin elektrik

KEDS familjarizon nxënëset me rrjetin elektrik

Në qendrën e trajnimeve të KEDS-it, të enjten një grup prej 50 vajzave të shkollës fillore ” Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë, nga klasa e parë deri në të pestën, janë njohur me profesionin e inxhinierisë.

Ato patën mundësinë që nga afër të shohin dhe të mësojnë se si funksionon rrjeti elektrik, si trajnohen punëtorët, çfarë pajisje kanë dhe si punojnë, si funksionojnë trafostacionet, centralet, dhe si prodhohet dhe shpërndahet rryma.

“Ne kemi menduar që këtë ditë ta shënojmë duke i ftuar vajzat e shkollës “Xhemajl Mustafa”, ta vizitojnë qendrën tonë të trajnimeve. Qëllimi është t’u tregojmë atyre që edhe ato në të ardhmën mund të bëhen inxhiniere, pra mund ta bëjnë këtë punë me lehtësi, madje edhe mund të ngjitën në shtylla. PRA, ATO MUNDEN”, tha Naxhije Pajaziti-Arifaj, drejtoreshë për komunikime në KEDS.


Nxënëset patën mundësinë që të shohin edhe demonstrimin praktik të përdorimit të pajisjeve elektrike, duke përfshirë procesin e ngjitjes në shtyllat elektrike, pastaj cilat janë pajisjet mbrojtëse, si duhet vepruar që të jemi të sigurt, dhe si duhet të bëhet kontrollimi i shtyllës, për të mos rrezikuar jetën tonë.

Vajzat u ndanë shumë të kënaqura nga ato që panë, mësuan dhe shprehen dëshirën që kur të rriten, edhe ato të bëhen inxhiniere.