LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, do të duhej të merrej edhe me zyrtarët serbë që marrin paga nga buxheti i shtetit e që nuk shkojnë asnjë ditë në punë.

Sipas Hasanit, janë mbi 200 zyrtarë serbë të angazhuar nëpër ministri, të cilët nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë, e megjithatë paguhen nga buxheti i shtetit.


“Mbi 200 zyrtarë serbë marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë. Këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës”, shkruan Hasani në Facebook.

Hasani po ashtu ka propozuar që qeveria të hulumtojë për këta zyrtarë, të mësoj arsyet pse ata nuk shkojnë në punë ose t’i bindë që të vijojnë punën me rregull.

“Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen”, shkruan Hasani.

Të gjitha vendimet e marra sot nga Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt
Lexo po ashtu Të gjitha vendimet e marra sot nga Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt

Këto komente, ai i bëri pas vendimeve të marra nga Qeveria Kurti sot gjatë mbledhjes së rregullt, ku ndër të tjera u mor vendim për shkarkimin e drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike, “Telekomi i Kosovës”, dhe ka miratuar edhe vendimin për krijimin e listës së tepricës me sekretarët e përgjithshëm të ministrive që preken nga riorganizimi i Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori