LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami dhe ambasadorja finlandeze, Sternvall flasin për gjendjen në arsim

Ministrja Bajrami dhe ambasadorja finlandeze, Sternvall flasin për gjendjen në arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale të arsimit dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim.

Ministrja Bajrami falënderoi ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanda për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.


Ministrja Bajrami tha se është e nevojshme mbështetja nga partnerët zhvillimorë, në mënyrë që të realizohen politikat e parapara në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme, e që synojnë zhvillimin e sektorit të arsimit, i cili do të përmirësonte gjendjen edhe në gjithë sektorët e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori