LAJMI I FUNDIT:

Neymar: Isha gati më herët, por PSG u frikësua

Neymar: Isha gati më herët, por PSG u frikësua
Neymar duke festuar një gol me PSG-në

Neymar ka zbuluar se Paris Saint-Germain ka pasur shumë frikë të fuste atë në lojë në javët e fundit, pavarësisht se sulmuesi dëshironte të rikthehej në fushë.

28-vjeçari nuk u zgjodh për tre ndeshjet e kaluara të Ligue 1 për PSG për shkak të dëmtimit dhe ishte në dyshim për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve në përplasjen ndaj Borussia Dortmundit në Gjermani.

Sidoqoftë, Neymari e nisi atë ndeshje dhe pavarësisht se shënoi vetë në pjesën e dytë, nuk mund ta ndihmonte skuadrën e tij të shmangte humbje 2-1 në ndeshjen e parë.


Pasi bëri përshtypje në rikthimin e tij, braziliani deklaroi se ai ishte gati të luante më herët, por PSG ka zgjedhur ta mbajnë atë mënjanë.

“Nuk ishte zgjedhja ime të mos luaj në katër ndeshjet e fundit. Doja të luaja, u ndjeva mirë”.

“Klubi ishte i frikësuar dhe unë jam ai që vuajta nga ai vendim”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.

Ka qenë një sezon i ndërprerë nga dëmtimet deri më tani për Neymar me një dëmtim në tetor që gjithashtu e ka parë atë të humb gjashtë ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
Kalo në kategori