Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), përmes një njoftimi publik ka përshëndetur rezultatet e Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve “Të gjithë bashkë për Shqipërinë” të zhvilluar më 17 shkurt në Bruksel, ku premtua shifra rekord e donacioneve prej 1.15 miliard euro, të cilat mbulojnë dëmet materiale në zonat ku goditi tërmeti tragjik i datës 26 nëntor 2019.
Në njoftim thuhet se kjo konferencë me jehonë në politikën, publikun dhe median ndërkombëtare dëshmoi sërish se aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Evropian, SHBA-të organizatat më të mëdha ndërkombëtare financiare dhe shumë partnerë të tjerë nga e gjithë bota iu ndodhën pranë popullit dhe vendit tonë dhe gjatë atyre momenteve tejet të vështira e në vazhdim, përcjell Telegrafi.
“Zhvillimi i kësaj Konference në Bruksel, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Presidentes së re të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Charles Michel dhe me mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian, pas publikimit më 5 shkurt të Metodologjisë së re të Zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor dhe mesazhet premtuese për çeljen e negociatave tregojnë qartë dhe bindshëm se të gjitha vendet anëtare të BE-së, pavarësisht ndonjë rezerve të çastit, janë dashamirës dhe mbështetës të anëtarësimit të vendit tonë dhe të rajonit. Ky solidaritet i jashtëzakonshëm ngroh zemrat dhe ngjall shpresa të mëdha te gjithë populli ynë, e në radhë të parë për ato mijra familje shqiptare të prekura më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit”, thuhet në njoftim.
KASH thotë se i bashkohet mirënjohjes dhe falënderimeve për të gjitha vendet donatore, pa përjashtim dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për solidaritetin e shfaqur .
“Falënderime të veçanta shkojnë për vëllezërit tanë të Kosovës dhe për të gjitha vendet fqinje. Me këtë rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përgëzon, qeverinë dhe të gjitha institucionet e vendit, të përfshira aktivisht në këtë proces, ambasadat dhe Përfaqësitë tona diplomatike, për sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar dhe të çdo vendi mbi pasojat tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit, lobimin efektiv dhe bashkëpunimin e frytshëm me agjencitë ndërkombëtare për vlerësimin e saktë të dëmtimeve dhe shkatërrimeve të mëdha”, vijon njoftimi.
Këshilli thotë se meritat të mëdha me ndihmesën e tij të çmuar ka dhe komuniteti shqiptar kudo në botë, me personalitetet dhe sidomos artistët e tij të njohur.
“Në imazhin tejet pozitiv të shpalosur për vendin tonë me këtë rast pati ndikimin e vet të madh edhe konsensusi politik mbarë partiak dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve dhe faktorëve të tjerë institucionalë, brenda dhe jashtë vendit. Duke vlerësuar pozitivisht këtë ngjarje me rrjedhoja të pritshme pozitive, KASH mendon gjithsesi se nuk ka kohë dhe arsye për eufori, propagandë dhe protagonizëm; përkundrazi, të gjithë e sidomos qeveria dhe agjencitë e saj ndodhen përpara sfidës dhe përgjegjësisë akoma më të madhe historike që në vazhdën e bashkëpunimit me organizmat ndërkombëtare dhe donatorët të bëjnë pa vonesa dhe me profesionalizëm saktësimin e kategorive të donacioneve, në grante, hua dhe kredi bashkë me specifikimet teknike; sidomos të kredive të premtuara që duket se zënë peshën më të madhe të shumës prej 1,15 miliard euro. Mbi këtë bazë, të realizohet sa më parë disbursimi i fondeve, sipas destinacionit dhe dhe projekteve përkatëse. Ashtu siç u theksua dhe nga Presidentja e Komisionit Evropian dhe Komisioneri i Zgjerimit, në bashkëpunim me agjencitë e specializuara kërkohet detyrimisht eficiencë, por mbi të gjitha transparencë maksimale, me qëllim që të shmanget çdo shfaqje korrupsioni, për të mos kompromentuar dhe cenuar suksesin historik i 17 shkurtit”, përfundon njoftimi.
Këshilli kërkon nga qeveria dhe agjencitë e saj përkatëse që të bëjnë gjithçka, që ky rast madhor solidariteti të kthehet në një histori të vërtetë suksesi të administrimit dhe menaxhimit efektiv. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025