Mungesa e pasaportave në vend nuk është i vetmi problem, pasi qytetarët ankohen edhe për mungesa të lejeve për vozitje.
Qytetarët të cilët kanë pasur probleme me sigurimin e dokumenteve, për “Faktor” thonë se është e vështirë të merret edhe leja për vozitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bëra kërkesë në emrin tim për leje për vozitje, ndërsa mora përgjigje se këto dokumente për momentin nuk janë, pasi mungojnë formularët. Disi me urgjencë, arrita ta marr dokumentin e lejes për vozitje, në mënyrë që të mund ta regjistroj makinën. Njerëzit që më ndihmuan thanë se kjo është leja e fundit për vozitje, e cila disi është ruajtur në MPB”, tha një qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e pranojnë se kanë mungesa të dokumenteve.
Por thonë se problemi me lejet e vozitjeve nuk është aq i madh sa ai me pasaportat.
“Këto ditë ka mungesa, por nga kompania që i përpunon lejet për vozitje na thanë se nesër ose më së voni deri pasnesër, do të duhet të arrijnë 5 mijë formularë, me çka do të tejkalohet mungesa e tanishme”, thonë nga SPB Shkup.
Ata thanë se para një muaji, problemi me lejet e vozitjeve ka qenë më i theksuar, por kompania “Bato Divajn” ka filluar ta furnizojë MPB-në me 10 mijë deri 15 mijë leje për vozitje çdo javë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City