LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë

Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë që Serbia ka humbur rastin të arrijë kompromis me Prishtinën, dhe se në të ardhmen do të paguaj çmimin për këtë.

Duke folur për demarkacionin, ai tha se e ka kuptuar që serbët kurrë nuk do të pranojnë atë që cilësohej si rasti ynë, dhe se për këtë do të paguajmë çmimin, transmeton Telegrafi.

“E kam kuptuar mesazhin e popullit, ka qenë një rast i mirë, por e humbëm”, ka shtuar Vuçiq gjatë një interviste dhënë në televizionin serb Happy.


Presidenti serb tha se për shkak të kësaj çështje do të kalojnë keq në të ardhmen, duke shtuar se askush nuk do të mund ta fajësoj për këtë.

“Do ta mbroj popullin serb, mbani në mend fjalët e mia për 20 vjet: kemi pasur rastin, por nuk kemi pasur mençuri dhe vetëdije të mjaftueshme”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori