LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Kosova u mashtrua me karremin e dialogut

Sejdiu: Kosova u mashtrua me karremin e dialogut

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka rikujtuar ditën e 17 shkurtit të vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.

Sejdiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se ishte shumë pozitive që dita e pavarësisë kaloi shumë mirë dhe “pa u thyer as dy gota”.

Ai thotë se tri kushtet që kishte vendosur Grupi i Kontaktit na jepnin shpresë se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër pos pavarësisë.


Ish-presidenti thotë se Ekipi i Unitetit i Kosovës në atë kohë pavarësisht mospajtimeve të brendshme, në raport me Serbinë janë treguar të matur dhe me një qëndrim.

Sejdiu thotë se pas vendimit të GJND-së, Kosova ra në kurth kur pranoi të futej në bisedime me Serbinë.

“Rezoluta e OKB në shtatorin e vitit 2010 për t’u futur në një dialog të ri ishte një karrem për Kosovën”.

Sejdiu thotë se Serbia kishte humbur dy beteja me Kosovën dhe donte një betejë të tretë që përfshinte edhe vendet e treta e që lidhej me procesin e njohjeve.

Ai thotë se në këtë drejtim Kosova ka një pasojë që disa shtete sado të vogla filluan tërheqjen e njohjeve.

“Sado të vogla që janë dhe nuk kanë ndonjë peshë, ato vende kanë një votë në OKB si shtetet tjera të mëdha”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/