LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë drejtori i spitalit në Kinë ku po trajtohej coronavirusi?

Ndërron jetë drejtori i spitalit në Kinë ku po trajtohej coronavirusi?

Drejtori i spitalit në epiqendrën e coronavirusit të Kinës ka vdekur vetë nga sëmundja.

Kështu së paku shkruajnë media si The Telegraph dhe të tjera, sipas të cilave, Dr. Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuhan Wuchang, vdiq sot nga virusi i quajtur zyrtarisht COVID 19, përcjell Telegrafi.

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në territorin e Kinës arriti në 1.770 të dielën, me 105 më shumë nga një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.


Gjithashtu është bërë e ditur se numri i vdekjeve të reja në provincën qendrore Hubei të Kinës nga shpërthimi i coronavirusit u rrit me 100 që nga e diela.

Veç këtyre është thënë se në të gjithë territorin e Kinës, kishte 2.048 infeksione të reja të konfirmuara të dielën. Numri i përgjithshëm deri më tani ka arritur në 70.548.

Rritja e fundit në numrin e rasteve të reja të raportuara të coronavirusit në Hubei pas dy ditësh të rënies, vjen pasi autoritetet vendosën kufizime të reja të ashpra në lëvizje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Takimi midis Zelenskyt dhe të dërguarit të SHBA-së për luftën - mësohen detaje

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Kalo në kategori