Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve në Bruksel me falënderime në disa gjuhë të botës.
Në emër të popullit shqiptar, ai i kërkoi vendeve anëtare të BE, por jo vetëm që ta ndihmojnë Shqipërinë në procesin e rindërtimit.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mbështetjen vyer që keni dhënë deri më tash dhe ju lutëm. Flas këtu edhe ne emër dhe nga zemra e shqiptarëve. Ju lutem na mbështesni. Faleminderit që pranuat ftesën e presidentes së KE në këtë mbledhje të posaçme për të kuptuar sa të errëta kanë qenë këto momente për vendin time. Kështu që ju lutem na ndihmoni ndërkohë që përpiqemi të mëkëmbeni nga dëme që shkojnë përtej mundësive tona njerëzore dhe të rindërtojmë nga goditja e pamëshirshme që na goditi në orët e hershme të 26 nëntorit. Faleminderit Ursula, ty personalisht dhe ekipit tënd. Faleminderit Charles Michel që na treguat qysh prej atij momenti të parë tronditje deri në këtë moment të ngrohtë dhe ngushëllues të kësaj mbledhje kaq të madhe frymën e BE, të këtij organizmi që ka bërë kaq shumë”, tha ai.
Shqipëria tha Rama u përball me dy tërmete, njëri fizik dhe tjetri politik.
“Drejt 2019 dhe në vigjilje të 2020 dy plagë të mëdha na u hapën. Njëra fizike dhe tjetra politike, të dyja u bënë bashkë për ti lënë miliona shqiptarë në vend e në mbarë botë të tronditur tërësisht. Në fakt plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu, tërmeti i 26 nëntorit. Por edhe pas dridhjeve të para ne sërish po përpiqemi të përballojmë pasojat e “tërmetit” të 18 tetorit një ditë kaq e errët në kalendarin tonë, ku KiE nuk vendosi për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Me besoni, këto tronditje janë të gdhendura në mendjet dhe shpirtrat tonë. Nuk jemi i vetëm në botë që përballemi me një katastrofë natyrore. Edhe tërmeti që kaluam nuk ishte më vdekje prurësi i 2019, por jemi të vegjël, relativisht të varfër. Vendet e pasura mund ti përballin vetë katastrofat e tyre”, shtoi Rama. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje