LAJMI I FUNDIT:

Pas shkarkimit të Mizrahit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pa ministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Pas shkarkimit të Mizrahit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pa ministër deri në zgjedhjen e Qeverisë së re

Deri në zgjedhjet, vendi ministror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike do të jetë i lirë për shkak se partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM dje para shpërndarjes së Kuvendit nuk dha propozim për këtë pozitë pas shkarkimit të ministres Rashela Mizrahi.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski në konferencë për shtyp në selinë e partisë njoftoi se nuk do të propozojnë emër të ri, për shkak se, siç thotë ai, nuk duan të marrin pjesë në lojërat e Zaevit dhe Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk kemi për qëllim të marrim pjesë në ktë lojë ku skenarist është Zoran Zaev, kurse ekzekutues është Spasovski”, tha Mickoski duke shtuar se Qeveria shkarkoi ministren më të mirë në Qeveri.


Pas shkarkimit të Mizrahit nga Kuvendi, kryeministri teknik, Spasovski kërkoi nga OBRM-PDUKM të emërojë ministër të ri në MPPS, por deri në shpërndarjen e Kuvendit një propozim i tillë nuk erdhi.

Në një situatë të tillë, me këtë ministri deri në zgjedhjet do të duhet të udhëheq zëvendës-ministrja shtesë, Sanela Shkrijelj, e cila është kuadër i LSDM-së, ndërsa pas zgjedhjeve dhe deri në Qeverinë e re, udhëheqjen e kësaj ministrie duhet ta marrë zëvendës-ministri i rregullt në këtë ministri, Gjobul Bajraktar.

Ndryshe, ish-ministrja teknike Rashela Mizrahi u shkarkua me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski për shkak se ajo nuk respektoi emrin kushtetues, përkatësisht nuk ndërroi tabelën me emrin ‘Republika e Maqedonisë’ në ministrinë e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori