Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar për shkrimin e deputetes së LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila të shtunën ka postuar në profilin e saj një citat të një analisti serb, që ka thënë se ‘Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së’
Tahiri ka thënë se deputetja ka shpërfaqur tërë makinerinë që Lëvizja Vetëvendosje e përdorë për të mashtruar popullin, për të manipuluar popullin, për të përçarë popullin, për të futur urrejtje dhe ndasi, duke u bërë bashkë me armikun e Kosovës vetëm për të ardhur në pushtet.
“Në vend se të tërhiqet, Fatmire Mulhaxha Kollçaku akuzon se kinse ata që u indinjuan, u prekën, u ofenduan, u lënduan, “nuk e paskan lexuar citatin deri në fund” dhe vazhdoi të gënjejë duke thënë se “asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim”, ka shkruar Tahiri.
Shkrimi i plotë të tij në Facebook:
Çfarë bëri Fatmire Mulhaxha Kollçaku:
I mori fjalët e Predrag Markoviq, nënkryetar i Ivica Daçiqit, të dy këta pasardhës të Slobodan Milosheviqit dhe e paraqiti atë si njeri kredibil edhe në Kosovë.
Nuk u morr me faktin që duhesh të frikësohesh dhe të mendohesh mirë kur të lavdëron armiku.
Nuk e citoi, por fjalët e Markoviqit i “qëndisi” në stilin e propagandës bolshevike e sovjetike duke i thurur lavde liderit, edhe pse këto lavde bëhen qesharake kur për Albin Kurtin thotë se “është i shpejtë si kompjuteri”.
Tregoi se LVV është e gatshme të njollosë e të marrë nëpër këmbë çdo vlerë, çdo parim, çdo gjë të shenjtë duke implikuar me fjalët e saja, përsëri në stilin e propagandës sovjetike, se UÇK ishte kriminale dhe çdonjëri që ka qenë në UÇK është kriminel.
Kur e pa që propaganda e saj dështoi, Fatmire Mulhaxha Kollçaku e fshiu postimin e saj në Facebook. E ka fshirë sepse ka qenë propagandë, gënjeshtër, manipulim, ofendim.
Në vend se të tërhiqet, Fatmire Mulhaxha Kollçaku akuzon se kinse ata që u indinjuan, u prekën, u ofenduan, u lënduan, “nuk e paskan lexuar citatin deri në fund” dhe vazhdoi të gënjejë duke thënë se “asnjë fjalë nuk është e imja në atë citim”.
Falë mediave e kuptojmë se nuk ka qenë citat fare por mashtrim, manipulim propagandë.
Kjo është çfarë ka thënë Predrag Markoviq, nën-kryetar i partisë së Sllobodan Milosheviqit për Radio Televizionin e Serbisë:
“Taksa është provokim dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut. Vet Albin Kurti ua ka vënë flakën produkteve serbe. Albin Kurti është negociatori më i rrezikshëm i mundshëm shqiptar. Ai nuk është kriminel lufte, nuk është kriminel, flet ëmbël, e flet në mënyrë perfekte anglishten, e njeh kompjuterin, gruan e ka norvegjeze. Pra është një gjeneratë e re e politikanëve shqiptarë që është më i mençur dhe di të flas atë që veshët e Perëndimit duan ta dëgjojnë, kështu që pozicioni ynë tash me bisedimet objektivisht rëndohet me Albin Kurtin. Albin Kurti ka ardhur në pushtet me dy slogane. Njëra është lufta kundër korrupsionit dhe tjetra urrejtja ndaj serbëve pra gjysma e premtimeve të tij janë urrejtje ndaj serbëve”.
Ndërsa kjo është çfarë ka shkruar dhe pastaj e ka fshirë Fatmire Mulhaxha Kollçaku:
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, inteligjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data.
Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pa-kompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.
A janë këto metodat e Albin Kurtit dhe LVV-së? Ta shohim a do të distancohen menjëherë prej këtyre metodave të mashtrimit, të propagandës, të përçarjes e të mbjelljes së urrejtjes.
Albin Kurti dhe LVV-ja, jo vetëm që duhet të distancohen nga Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe nga deklaratat e saja, por mbi të gjitha duhet t’i kërkojnë falje UÇK-së, popullit të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.
Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe të gjithë ata që e aplauduan atë, duhet të tërhiqen të turpëruar nga jeta publike, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025