LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, Kurtit: Dy javë para nënshkrimit të marrëveshjeve në Munih, kam takuar grupet punuese – deklarata jote dëshpëron SHBA-në

Haradinaj, Kurtit: Dy javë para nënshkrimit të marrëveshjeve në Munih, kam takuar grupet punuese – deklarata jote dëshpëron SHBA-në

Të premten në Munih të Gjermanisë, përfaqësuesit kosovarë dhe serbë kanë nënshkruar dy marrëveshje, për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj këtyre marrëveshjeve pati reaguar kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se marrëveshjet janë nënshkruar nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë.


Por ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ia ka përkujtuar Kurtit se, dy para se të nënshkruheshin marrëveshjet në fjalë, Haradinaj kishte mbajtur takime me grupet punuese për marrëveshjet në fjalë.

Kurti: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Gjermani u bë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë
Lexo po ashtu Kurti: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Gjermani u bë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë

“Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se Kurti do duhej ta dinte dhe jo të deklarojë se nuk ka qenë në dijeni, pasi është shprehur se ka dëshpëruar SHBA-në se Kosova nuk është unike ndaj tyre.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpëron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori