Në 12 vjetorin e Pavarësisë, presidenti Thaçi ka pranuar urime nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në letrën e saj dërguar presidentit Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka shkruar se beson fuqishëm se marrëdhëniet tradicionalisht miqësore, bashkëpunimi frytdhënës në mes të Kroacisë dhe Kosovës do të zhvillohen më tej dhe do të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, posaçërisht në ekonomi, ku ka potencial në shumë sektorë.
“Republika e Kroacisë, si mike e juaja, mbështetë fuqishëm të ardhmen e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike dhe është e vullnetshme të vazhdojë të mbështesë dhe të transferojë dijen edhe përvojën e saj të arritur në procesin e integrimit Evro-Atlantik”, thuhet në letrën e presidentes Grabar-Kitaroviq.
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke shprehur urimet për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në letrën e tij dërguar presidentit Thaçi, ndër tjera ka shkruar se më tepër se dhjetë vite në mënyrë sistematike kemi ndërtuar marrëdhëniet tona në frymën e miqësisë dhe partneritetit, që është bazë solide dhe potencial për zhvillimin e ardhshëm dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës.
“Besoj se ndajmë mendimin e përbashkët që vlerat evropiane dhe euroatlantike janë bazë për stabilitetin në rajon dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të punojmë së bashku edhe më thellësisht për aplikimin dhe për afirmimin e tyre. Përfitoj nga rasti edhe njëherë, të nënvizoj mbështetjen e Republikës së Bullgarisë për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës”, shkruan në letrën e tij presidenti Radev.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka pranuar një telegram urimi edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Për më tepër, dua të shfrytëzoj këtë mundësi dhe të shpreh kënaqësinë time me nivelin që dy shtetet e tona kanë arritur në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes tyre, duke qenë i bindur se ato do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjitha fushat me interes të përbashkët gjatë muajve dhe viteve në vijim”, shkruan në letrën e tij presidenti Pendarovksi, njofton Telegrafi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian