Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ditë më parë ka paralajmëruar se do të nisë procedurat për anulimin e tenderit prej 110 milionë euro për autostradën Prishtinë -Gjilan-Dheu i Bardhë.
Por, ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj po e konsideron të padrejtë dhe euforik vendimin e ministrit Abdixhiku për anulimin e këtij tenderi.
Lekaj thotë se vendimi për këtë autostradë është projektuar me buxhet dhe është vendim i Kuvendit të Kosovës.
“Sa i përket vendimit të Ministrit Abdixhiku mendoj që është i pa vend sepse nuk ndryshon bota me ardhjen e një qeverie apo të një ministri dhe ne duhet të vazhdojmë kontiunitetin ashtu siç e kam vazhduar dhe unë. Ministri mendoj që ka qenë jo fort i saktë në këtë drejtim pa analizuar, sepse ajo autostradë është e projektuar me buxhet dhe është vendim në parlamentin e Kosovës. Ta quaj është ligj dhe që tani ministri të përzihet ne procedurat e prokurimit është i pavend dhe mendoj që ka qenë pak euforik”, thotë ai, për Ekonomia Online
Ndërsa sa i përket pretendimeve të Lëvizjes Fol për parregullsitë në këtë autostradë, Lekaj thotë se nuk ka pas shkelje në këto procedura, në të kundërtën thotë se janë organet kompetente që duhet të merren më këto konstatime.
“Të jeni të bindur që tani do të bindet edhe ministri dhe nuk do ti ndjek procedurat dhe nuk guxon të përzihet në zyrën prokurimit por unë nuk mendoj që ka pas shkelje në procedurat sepse buxheti ka qenë por nëse dikush ka diçka të tillë atëherë janë organet kompetente dhe i lus që të informojnë dhe të fillojnë procedurat sipas ligjit”, thotë ai.
Sa i përket zgjedhjeve të brendshme të AAK-së, Lekaj pohoi se kanë filluar përgatitjet për ndryshimin e statutit të AAK-së.
Ai shtoi se asnjë anëtar nuk do të ketë pengesë të kandidojë në pozitat e caktuara.
“Sa i përket zgjedhjeve të brendshme të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ne kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe jemi munduar që të ndryshojmë statutin e Aleancës dhe na ja kemi arrit që me të vërtet që të zhvillohet një proces demokratik i brendshëm ku lejohet konkurrenca dhe mund të them që nuk ka asnjë pengesë asnjë anëtar i Aleancës të kandidoj në pozitat e caktuar dhe që të fitojë dhe prandaj ky është një proces demokratik dhe mendoj që do të dalim të fortë dhe edhe më të fortë në këtë proces zgjedhor”, thotë ai për EO.
Ai për përbërjen e kabinetit qeveritar të qeverisë Kurti tha se çdo kush i zgjedh njerëzit më të mirë që të ndikojnë në procese pozitive, por Lekaj nuk mund të vlerëson në diçka që nuk njeh.
“Unë nuk kam shumë njohuri të madhe për personat që kanë ardhur por çdo kush i zgjedh njerëzit më të mirë që do të ndikojnë në proceset pozitive të zhvillimit ekonomik dhe gjithëmbarshëm në Kosovë dhe prandaj është detyrë e tyre dhe nuk mund të vlerësojë në dikë që nuk e njoh”, thotë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje