LAJMI I FUNDIT:

Abazi komenton letrën e Kurtit drejtuar Thaçit: Ka kaluar koha kur janë mbajtur qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme

Abazi komenton letrën e Kurtit drejtuar Thaçit: Ka kaluar koha kur janë mbajtur qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi ka ftuar për unitet institucional në raport me dialogun dhe përballjen me Serbinë.

Abazi në një intervistë për “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë në Mynih është proces që ka filluar në qeverinë e kaluar dhe negociatat janë zhvilluar nga njerëzit e autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj.

Duke folur për letrën që Kurti i ka drejtuar Thaçit për takim me qëllim unifikimin e politikës së jashtme, Abazi ka thënë se ka kaluar koha kur janë mbajtur qëndrime të ndryshme për politikën e jashtme, përcjell Telegrafi.


“Ne të gjithë bashkë jemi përgjegjës për kompetencat që na takojnë…Mund të kemi dallime nga brenda, por për procese delikate të jashtme koordinimi duhet të ekzistojë mes institucioneve”.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria Kurti do ta merr përgjegjësinë edhe për dialogun duke evituar diskrepancat që ishin në qeverinë e kaluar.

“Harmonizimi duhet të jetë i përbashkët nëse Kosova duhet të jetë shtet serioz. Nuk i shkon për shtati Kosovës që të ketë zëra të ndryshëm në politikën e jashtme”, tha mes tjerash Haki Abazi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori