LAJMI I FUNDIT:

​Suspendohet zyrtari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që u arrestua për marrje ryshfeti

​Suspendohet zyrtari i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, që u arrestua për marrje ryshfeti

Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës ka pezulluar një zyrtar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i arrestuar nën dyshimet për veprën penale marrje ryshfeti.

Vendimi për pezullimin e këtij zyrtari nga ushtrimi i detyrave zyrtare vlen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale marrje dhe dhënie të ryshfetit.


Arrestohen katër persona për korrupsion, dy prej tyre punonjës në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Lexo po ashtu Arrestohen katër persona për korrupsion, dy prej tyre punonjës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Dy të arrestuarit e parë janë F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në polici.