Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar sot raportin “Dialogu Kosovë-Serbi: shqyrtimi i perceptimeve të të anketuarve” sipas gjetjeve të Barometrit Kosovar të Sigurisë i realizuar gjatë muajit tetor të vitit 2019, në Kosovë.
Raporti analizon perceptimet publike në Kosovës lidhur me kërcënimet kryesore ndaj sigurisë kombëtare të Kosovës, çështjet që lidhen me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe mendimet e të anketuarve rreth shteteve të Ballkanit Perëndimor, shteteve evropiane dhe fuqive globale që kanë ndikim mbi politikën e jashtme të Kosovës.
“Lidhur me çështjet e shumëpërfolura e që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi, më saktësisht ndarja e Kosovës ose shkëmbimi territorial ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (78.48 për qind) dhe autonomia territoriale/Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë (64.61 për qind) perceptohen nga të anketuarit si rreziqe të nivelit të lartë ndaj sigurisë kombëtare. Megjithatë, shumica e të anketuarve janë shprehur në favor të vazhdimit të dialogut, përkatësisht pothuajse 50 për qind e të anketuarve deklaruan se dialogu duhet të vazhdojë. Ndërkaq, 21 për qind e të anketuarve janë shprehur se dialogu duhet të kushtëzohet me njohje nga Serbia të pavarësisë së Kosovës dhe të krimeve të luftës të kryera në Kosovë gjatë luftës. Përkundër kësaj, pothuajse 15 për qind e të anketuarve shprehën mendimin se dialogu nuk duhet të vazhdojë”, thuhet në raport, transmeton Telegrafi.
Tutje në raport thuhet se sa i përket tarifave doganore të Kosovës ndaj Serbisë e Bosnjës dhe Hercegovinës, të anketuarit shprehën qëndrime të ndryshme nëse taksa duhet të mbetet në fuqi ose nëse duhet të aplikohen masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Perceptimi i 35.32 për qind të të anketuarve është se tarifat duhet të mbeten në fuqi, ndërsa 32,97 për qind e të anketuarve shprehën mendimin se tarifat duhet të zëvendësohen me aplikimin e masave të reciprocitetit të plotë të Kosovës ndaj Serbisë. Përkundër kësaj, rreth 22 për qind e të anketuarve thanë se tarifat ndaj Serbisë duhet të hiqen nga Qeveria e Kosovës.
Të pyetur nëse tarifat doganore kanë dobësuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtare, të anketuarit kanë shprehur pikëpamje të ndryshme. Për më tepër, rreth 33.47 për qind e të anketuarve nuk pajtohen që tarifat zbehën marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Sidoqoftë, rreth 30.28 për qind e tyre deri diku pajtohen dhe 27.33 për qind të tjera pajtohen se tarifat doganore të Kosovës ndaj Serbisë kanë dobësuar raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas shumicës dërmuese të të anketuarve, Gjermania (79.85 për qind), Shtetet e Bashkuara (78.60 për qind), Shqipëria (69.69 për qind) dhe Mbretëria e Bashkuar (62.85 për qind) janë shtetet më miqësore të Kosovës dhe renditen si aleatët dhe partnerët më strategjikë të Kosovës. Ndërsa, Serbia konsiderohet si shteti me ndikimin më të dëmshëm ndaj Kosovës nga 89.86 për qind e të anketuarve, e ndjekur nga Rusia (81.35 për qind) dhe Kina (59.61 për qind). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë