LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Besoj se ligjet do të miratohen, Kuvendi në kohë do të shpërndahet dhe zgjedhjet do të mbahen më 12 prill

Zaev: Besoj se ligjet do të miratohen, Kuvendi në kohë do të shpërndahet dhe zgjedhjet do të mbahen më 12 prill

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot u shpreh se ligjet do të miratohen dhe se Kuvendi në kohë do të shpërndahet në mënyrë që zgjedhjet e parakohshme kuvendare të mbahen më 12 prill.

“Kuvendi nuk guxon të lejojë lojëra. Në fund të diskutimit të deputetëve duhet të votohet. Mund të ketë shumicë prej dy të tretave, mund edhe të mos ketë, por është e ndershme të japim mundësi që të votohen këto ligje të rëndësishme”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ai u shpreh se është i lumtur që Kuvendi sot vazhdoi me punën duke falënderuar Xhaferin dhe të gjithë deputetët për fleksibilitetin e tyre.

“Besoj se në pajtim me rregulloren do të përfundojë diskutimi mbi këto ligje dh do të votohet dhe më pas do të shpërndahet Kuvendi”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Zaev tha se koalicioni me BDI-në po funksionon.

“Natyrisht që nga sekretari i Përgjithshëm të partisë dërguam mesazh për përgjegjësi para shtetit. Qëllimi ynë i vetëm është që para shpërndarjes së Kuvendit të jepet mundësi për ligjet, jo vetëm për ligjet me shumicë prej dy të tretave, Kodi Zgjedhor, shkarkimi i ministres së Punës dhe Politikës Sociale dhe disa ligje të tjera”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse ka bisedime me parti të tjera për koalicion të ri, Zaev thotë se tani për tani ka biseda vetëm me partnerët standard të koalicion dhe me disa parti që s’kanë qenë në koalicion.

“Kemi bisedime. Besoj se do të kemi rezultate përfundimtare krahas analizave që i bëjmë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori