LAJMI I FUNDIT:

Toyota feston 60 vjetorin e Land Cruiser me një edicion special të limituar në vetëm 400 njësi

Toyota feston 60 vjetorin e Land Cruiser me një edicion special të limituar në vetëm 400 njësi

I lansuar për herë të parë më 1958, Land Cruiser është modeli më i vjetër që Toyota e ka prodhuar deri më tani

Për të shënuar këtë 60 vjetor të rëndësishëm, Toyota ka vendosur ta lansojë edicionin special Toyota Land Cruiser 200 Sahara Horizon, transmeton Telegrafi.


Njëherësh, ky edicion është i limituar dhe vjen në vetëm 400 njësi makinash.

I bazuar në LC200 Sahara, kjo makinë për të gjitha terrenet, ka pësuar ndryshime të mëdha, kryesisht në pjesën e jashtme.

Grilli i zgjeruar, mbrojtëset shumë më të fryra, disa përfundime shumë më të errësuara si dhe dritat për mjegull duken si të tymosura.

Brendia mbetet e njëjtë sa i përket teknologjisë, derisa niveli i luksit është rritur me mbështjelljen e karrigeve dhe timon me lëkurë.

Nën kapak e ka motorin me 4.5 litra që prodhon 268 kuaj fuqi, apo motorin tjetër me 5.7 litra që prodhon 381 kuaj fuqi.

Të gjithë ata që duan ta kenë një Toyota Land Cruiser 200 Sahara Horizon dhe të bëhen pjesë e këtij festimi, duhet të paguajnë së paku 80 mijë euro. /Telegrafi/