E plotësuar: Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në Twitter ka folur për takimin me ambasadorin Grenell.
“Gjithmonë një kënaqësi të takojë Richard Granell. Diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi dhe hapat e ardhshëm për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për njohjen dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Mirënjohës për dinamikën e re që solli në proces dhe përkushtimin e tij për paqen dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Thaçi.
Më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit Grenell, ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.
Ai këto komente i bëri, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.
Nis takimi Thaçi-Grenell
Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.
Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellë me Serbinë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
Thaçi, sot ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku nesër do të marr pjesë në Konferencën për Siguri të Munihut.
Ndërkaq, Dialogu i Brukselit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në vitin 2011, si teknik dhe ka vazhduar që nga viti 2013 si dialog politik, kur edhe është arritur “Marrëveshja e parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës”, njofton Telegrafi.
Që nga nëntori i vitit 2018, kur Kosova ka aplikuar taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Beogradi zyrtar e ka suspenduar pjesëmarrjen e tij në dialog deri në heqjen e kësaj mase.
Gjatë ngecjes së këtij dialogu, megjithatë, Berlini dhe Parisi kanë provuar që të kontribuojnë në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit., me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare ndërmjet dy palëve. /Telegrafi/
Always a pleasure to meet w/ SE @RichardGrenell. Discussed dialogue b/w Kosovo & Serbia, and next steps twds. reaching a final agreement for recognition & UN membership. Grateful for the new dynamic he brought to the process and his dedication to peace & prosperity in the region pic.twitter.com/hdQ2hiRVPl
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 13, 2020
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën