LAJMI I FUNDIT:

Pozitë e opozitë pajtohen se duhet të jenë unik në politikën e jashtme

Pozitë e opozitë pajtohen se duhet të jenë unik në politikën e jashtme

Pozitë e opozitë po pajtohen se duhet të ketë unitet sa i përket politikës së jashtme. Por, nga opozita po e akuzojnë kryeministrin Albin Kurti, se po i ndryshon qëndrimet e tij.

Pozitë e opozitë, pajtohen se Kosova duhet të jetë e njëzëshme në politikën e Jashtme. Por, opozita hedh akuza drejt kryeministrit Kurti për ndryshime të shumta të qëndrimeve, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, thotë se pavarësisht mospajtimeve partiake, Kosova duhet të ketë një qëndrim unik në Konferencë e Munihut.


“Ne kemi thënë se qeveria e re do të ketë qasje të re në qeverisje dhe në koordinimin tonë me institucionet kur vjen në pyetje interesa nacional. Konferenca ne Munih është shumë e rëndësishme në këtë drejtim”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se është pro unifikimit në politikë të jashtme, por e kritikon Kurtin për ndryshim qëndrimesh.

“Nuk është asnjë befasi që zoti Kurti ka thyer rekord në ndryshim të qëndrimeve. Në dhjetë ditë qeverisje dhjete ndryshime, dhe ftesa për takim me Presidentin është ndryshimi i 11 i tij. Mendoj që janë dy institucione të ndara por në Munih duhet të shkojnë më një gjuhë të përbashkët”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Time Kadrijaj.

Ndryshimet e Kurtit jenë komentuar shumë edhe në opinion. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori