LAJMI I FUNDIT:

Karikimi i celularëve në stacionet publike mund të jetë gjë e rrezikshme – ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë

Karikimi i celularëve në stacionet publike mund të jetë gjë e rrezikshme – ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë

Megjithëse stacionet publike janë një zgjidhje për të karikuar telefonat tuaj, ekspertët paralajmërojnë se kjo gjë mund të paraqesë rrezik.

Sipas tyre, karikimi i telefonave në vende publike mund t’ju jep hapësirë hakerëve që të kyçen në informatat e juaja personale.


“Në varësi të mundësive që ata shfrytëzojnë, hakerët mund të kenë qasje në gjithçka që keni në telefonin tuaj”, ka thënë eksperti i sigurisë në internet, Jim Stickley, përcjell Telegrafi.

Hakerët mund të qasen sipas një praktike “Juice Jacking”, thonë ekspertët.

Praktika, e njohur “Juice Jacking”, ndodh kur njerëzit futin telefonat e tyre në një port karikimi, ndërsa hakerët përdorin softuerin në stacionin e karikimit ose kabllo të USB-së për të lidhur informacionet e tyre, siç janë numrat e telefonit dhe fjalëkalimet.

Ky mashtrim ka bërë që autoritetet lokale, përfshirë Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles të marrin masa.

Ata kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes kur karikojnë telefonat e tyre, sidomos të shmangin vendet si aeroporte ose qendra tregtare.

“Ndonëse stacionet publike ju ofrojnë karikimin e telefonave tuaj falas, llogaritë tuaja bankare mund të përfundojnë të sulmuara”, ka thënë zëvendësprokurori i Qarkut në Los Angeles, Luke Sisak.

Për të zbuluar se sa e lehtë mund të jetë për një haker, qasja e tyre në një telefon gjatë karikimit, Stickley, e demonstroi sipas një shembulli.

Ai realizoi një simulim përgjatë Portit të San Diego në Kaliforninë Jugore.

Përmes pajisjeve speciale të instaluara në një stacion të karikimit, Stickley ishte në gjendje të shikonte dhe regjistronte gjithçka që tregohet në ekranin e tij, të një telefoni të karikuar.

“Tani arrijmë në pjesën më të mirë. Po futet në numrin e kartës së saj të kreditit”, tha Stickley pasi u qas në telefonin e dikujt.

Për këtë rast një grua e identifikuar si Ruth, është bërë pjesë e këtij eksperimenti, ndërsa ajo i dha leje Stickleyt që të hyjë në telefonin e saj përmes stacionit ku ajo mbush telefonin, dhe të demonstrojë llojin e informacionit që merret nga pajisja e saj.

Në pak sekonda, mesazhet e saj personale në Facebook u shfaqën një monitorin e Stickleyt.

“Është e rrezikshme”, tha Ruth.

Kështu, Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles County tha që rekomandon përdorimin e prizave elektrike në vend të stacioneve të posaçme për mbushjen e telefonave, dhe blerjen e karikuesve të lëvizshëm që mund të përdoren në lëvizje. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori