LAJMI I FUNDIT:

Kurti fton Thaçin në takim, por Presidenti është nisur për Gjermani

Kurti fton Thaçin në takim, por Presidenti është nisur për Gjermani
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në takim për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, por presidenti Thaçi tashmë është nisur për në Gjermani.

Në letrën zyrtare të dërguar nga Kryeministria thuhet se Kurti i ka ofruar tri orare të ndryshme, në varësi të kohës së lirë që ka Presidenti për të realizuar këtë takim.

“Ju ftoj për sot në orën 12:00, 16:00 ose 17:30 apo edhe në mbrëmje që të takohemi e të dakordohemi së bashku për temat e për qëndrimet tona”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.


Por, tashmë presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Gjermani.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit.

“Në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me Ndihmëssekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, pastaj me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Letra e plotë e Kurtit:

Në trend Lajme

Më shumë
A jetuan dinozaurët në malet e Sharrit?

A jetuan dinozaurët në malet e Sharrit?

Lajme
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme

Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevojshme

Lajme
Zv/kryeprokurori i Pejës dhe familja e tij merren në mbrojtje 24 orëshe nga Policia

Zv/kryeprokurori i Pejës dhe familja e tij merren në mbrojtje 24 orëshe nga Policia

Lajme
Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

Gashi: Jemi të gatshëm menjëherë t'i përfshijmë bullgarët në Kushtetutë, por kërkojmë garanci se nuk do të ketë kushte të reja

Lajme
Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

Politikë

"Ktheni mbrapsht refugjatët që dërguat në Shqipëri!", vendimi i Gjykatës së Romës trazon politikën italiane- të gjitha reagimet

Lajme
Kalo në kategori