Nga: Stefan Zweig
Përktheu: Elda Gjana – Boriçi
Tashmë kjo, siç përkrah ai ndonjërin – shkëndijë drite në syrin e errët, hijeshi në çdo gjest të trupit melodioz, gjithnjë ende i ri për shkak të zjarrit komunikues – tashmë ky të bën për vete. Ndonjë fjalë e thotë ai për përshëndetje, një “Gëzohem” ose “Më në fund po shihemi sërish një herë”, por më parë se buza të formojë një gjë të tillë, me tonin grykor të vetëm e megjithatë dridhës, prej kohësh fjala është thënë tashmë nëpërmjet dorës së zgjatur përzemërsisht, nëpërmjet kësaj buzëqeshjeje të mirë të hapur shpengueshëm lart në sytë shprehës dhe njëkohësisht, poshtë në buzën e gjallë djaloshare: jugor, jugor i pashërueshëm, ai sjell gjithmonë me vete, për të mos ngrirë, diellin e atdheut të tij.
Ai duhet të ketë ngrohtësi, ngrohtësinë e njerëzve dhe ndjenjave, shokëve, miqve, shokëve të ngushtë, grave. Eshkë për zjarrin e tij gjithmonë të gatshëm, për të qenë ai vetë i vërtetë: atij do t’ia marrë frymën ngurtësia, atë do ta vrasë mërzia. Pas disa minutash ai e përkul ashpër një fjalë te një çengel, për të ngacmuar ndonjërin si banderileroja demin, sepse ai ka nevojë që njerëzit rreth vetes t’i gjallërojë, në diskutime të jenë pasionantë, të nxitur për zgjim, ai do ngrohtësi, zjarr apo të paktën fishekzjarr. Jo, asnjë e mirë indiferente apo e keqe mbi teatrin dhe aktorët, ky zanat i gjallëruar, jo: diskutim, diskutim mbi çështjet shpirtërore, politike, vendimet që përfshijnë tërë njerëzimin, tërë kohën.
Qenie salamandrike, e cila ndihet mirë vetëm në nxehtësi, në të ndjerin e ngrohjes tokësore, ai në teatër, ashtu si në dhomën më private, krijon në fillim atmosferën e shqetësimit shpirtëror, gatishmërinë e duhur të nervave dhe tani vetëm, kur fjalët përplasen nxehtësisht kundër njëra-tjetrës, ai vetë hidhet në sferën e mundshme vetëm për të. Pastaj ai fillon të flasë, të tregojë, të sqarojë dhe zëri përkëdhel veten, rrotullohet poshtë e lart shkallëve si një mace duke luajtur me lëmshin e saj, mendimin e zhvilluar në oktavat që ngjiten dhe bien muzikalisht përgjatë tërë shkallës së instrumentit tingëllues të fytit; nganjëherë me një qepallë mbyllin sytë për ta ndier ligjërimin e tij vetëm si muzikë, pastaj sërish ndonjëri joshet nga loja e hirit të trupit të tij, kureshtar për të parë në mënyrë të pandërgjegjshme ritmiken e lëvizjes shoqëruese dhe për të shijuar ekstazën e tij si çast i përsosur nga pikëpamja plastike. Dhe, pikërisht më shumë nga kureshtja sesa nga bindja atij i hedhin papritmas ashpër ndonjë trung kundërshtimi në rrugë, vetëm që pastaj të shohin edhe inatin e tij në mënyrë alegorike, hedhja përpjetë e beftë nga kolltuku, vetullat që mblidhen fort midis syve, për të dëgjuar se sa krejtësisht metalik bëhet ky zë nën mbulesën muzikore, shumë i mprehtë, prerës, një thikë e hekurt.
Por, tashmë ai ka vënë re se atë vetëm donin ta joshnin me kundërshtim arbitrar, jashtë nga vetja dhe brenda më thellë në nxehtësi – që e goditën më furishëm për të shtendosur tërë regjistrin dhe ai, i cili jeton në lojë, buzëqesh hareshëm dhe në mënyrë djaloshare dhe duhet të të hapet zemra, kur e sheh atë të buzëqeshë kështu, krejt pa vetëkënaqësi, jo për veten, por për të tjerët, kështu siç flet ai për të tjerët, ai që dhuron pareshtur, ai që kumton përjetësisht. Atë nuk mund ta përfytyrosh të nxehur, të mbyllur, jo: gjithmonë vetëm duke luajtur, duke buruar, duke u shkapërdarë. Si rrjedhojë, mëson, bashkë me të, çdo herë sërish diçka nga më esencialja e botës në një orë që fluturon shpejt: për të qëndruar i ri nëpërmjet përkushtimit dhe për të mos u lodhur falë dëshirës gjithnjë të njëjtë për pasionin gjithmonë të ri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Historia e hitit të parë të Kate Bushit
Teaoria pellazge, Skënderbeu i kulturës e Renesancës dhe vula sekrete e tij
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Jeta në komunizmin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!