LAJMI I FUNDIT:

Coutinho kthehet të flas për Liverpoolin: Nuk më befason forma e tyre, por nuk pendohem për largimin

Coutinho kthehet të flas për Liverpoolin: Nuk më befason forma e tyre, por nuk pendohem për largimin
Philippe Coutinho sa ishte te Liverpooli . (Foto: Jan Kruger/Getty Images)

Philippe Coutinho thotë se nuk është i befasuar me Liverpoolin dhe formën e tyre këtë sezon, por insiston se nuk pendohet që u largua nga Anfield.

Lojtari ishte larguar drejt Barcelonës në janar të vitit 2018 pas gati pesë vjetësh si lojtar i Liverpoolit.


Ai aktualisht është në huazim te Bayern Munich nga Barcelona deri në fund të sezonit.

Philippe Coutinho. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Coutinho është i lumtur që i sheh ish-shokët e tij të skuadrës në një formë kaq të mirë.

“Liverpooli po fluturon, dhe kjo nuk më befason”, ka thënë fillimisht ai për Sports Illustrated .

“Ne i kemi parë vitin e kaluar kur e fituan Ligën e Kampionëve, por gjithashtu nuk jam i befasuar për shkak të skuadrës dhe menaxherit të tyre fantastik”.

Roberto Firmino, Georginio Wijnaldum e Philippe Coutinho . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Jam shumë i lumtur për ta, sepse kam kaq shumë miq atje, ish-shokë të skuadrës, kështu që unë jam thjesht aq i lumtur për ta”.

“Unë nuk shikoj prapa. Kam marrë një rrugë tjetër, dhe tani jam në një udhëtim tjetër, ashtu si të gjithë të tjerët. Unë jam i përqendruar tërësisht – ashtu si ata – për të arritur ëndrrat e mia. Unë jam i lumtur me atë që bëra në të kaluarën”.

Ai kthehet kah Bayerni, duke thënë se me klubin bavarez mund t’i fitojnë të gjitha.

Philippe Coutinho te Liverpooli . (Foto: Clive Brunskill/Getty Images)

“Sigurisht, besojmë se mund t’i fitojmë të gjitha. Ne punojmë kaq shumë për to”, ka thënë Coutinho. /Telegrafi/