LAJMI I FUNDIT:

Basha-Kurtit: Qeveria e re, jetësim i vullnetit dhe impulsit të ri në Kosovë

Basha-Kurtit: Qeveria e re, jetësim i vullnetit dhe impulsit të ri në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, është pritur edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Gjatë takimit, kryetari Basha e uroi Kryeministrin e Kosovës për marrje të detyrës, dhe u shpreh se kjo Qeveri e re është jetësim i vullnetit dhe impulsit të ri në Kosovë.

Në takim u diskutua rëndësia e përfaqësimit dinjitoz dhe të linjëzuar për qytetarët e dy Republikave, si dhe Kryeministri Kurti e njoftoi Bashën se së shpejti do të krijohet një komision ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë.


Ky komision, i përbërë edhe nga ministra dhe deputetë të dy vendeve, duhet të punojë drejt zbatimit të 77 marrëveshjeve që janë nënshkruar deri sot, si dhe të shtojë marrëveshje të reja për bashkëpunim më të afërt.

Basha shprehu mbështetjen e PD-së, por edhe të gjithë opozitës në Shqipëri për Qeverinë e re të Kosovës. /Telegrafi/