Pas rastit të mjekur Lee Venliang, që kishte paralajmëruar botën për coronavirusin dhe që ishte infektuar dhe më pas kishte vdekur nga ky virus, tani është zhdukur gazetari Chen Qiushi.
Chen që kishte raportuar për epideminë e virusit në qytetin kinez Wuhan, është zhdukur të enjten, kurse familjarët dhe miqtë e tij po frikësohen se ai është dërguar dhunshëm në karantinë, transmeton Telegrafi.
Siç raporton CNN, familjarët dhe miqtë prej asaj dite nuk kanë mundur të vënë kontakt me të. E vdekja e mjekut që kishte paralajmëruar për rrezikun nga virusi, ka shkaktuar reagime të ashpra të opinionit në Kinë, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi njëmijë persona dhe miliona tjerë janë futur në karantinë.
Mjekun Lee Venliang që kishte paralajmëruar për pasojat e virusit, e kishte ndëshkuar policia për shpërndarje të thashethemeve, kurse më vonë është raportuar se është infektuar e disa ditë më vonë edhe se ka vdekur.
Zhdukja e gazetarit është bërë kryetemë në rrjetin social kinez Weibo, ku shumica prej tyre po kërkojnë “lirimin e tij”. Chen kishte mbërritur në Wuhan më 24 janar, kurse një ditë më pas i tërë qyteti ishte futur në karantinë.
探访正在紧张施工的~方舱医院,当地医生说,这更像是战地医院或者是临时避难所。传染病疑似病人在这里集中居住,如何避免交叉感染,是个必须严肃对待的问题! pic.twitter.com/ypHZtgBofC
— 陈秋实(陳秋實) (@chenqiushi404) February 4, 2020
Ai kishte vizituar spitalet plotë pacientë, duke publikuar video që shfaqnin realitetin në këtë provincën kineze. E miqtë e tij thonë se kishin qenë në kontakt me të nga disa herë në ditë, por nga zhdukja e tij po frikësohen se ai mund të jetë ndëshkuar për shkak të raportimeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman
Këta janë aeroplanët ‘Rafale’ që do të mbrojnë qiellin në Kroaci – të cilët i do edhe Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit ‘fshijnë nga faqja e dheut’ pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë