LAJMI I FUNDIT:

Zyra për media e QKUK-së njofton se profili në Facebook “Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, nuk paraqet qëndrimet e institucionit

Zyra për media e QKUK-së njofton se profili në Facebook “Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, nuk paraqet qëndrimet e institucionit
Foto: Arkiv

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se, një faqe në rrjetin social në Facebook, me emrin “Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, e cila vazhdimisht po shpërndan lajme për interesa të caktuara, nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit.

Kështu thuhet në profilin zyrtar të QKUK- Shskuk info.

Më poshtë në këtë njoftim theksohet se SHSKUK e ka adresuar shqetësimin dhe presin sipas tyre, nga organet kompetente të merren me rastin.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të QKUK – Shskuk info:

Në kuadër të përpjekjeve për të bllokuar mundësinë e publikimit të informacioneve të pasakta, tendencioze e qëllimkëqija, institucioni ka raportuar çështjen edhe në Facebook. Andaj, të nderuara media, me qëllim që të informoheni dhe të raportoni saktë, në mënyrë që të mos viheni në lajthitje dhe të bini pre e agjendave të caktuara, ju ftojmë t’i referoheni faqes sonë në Facebook, QKUK-Shskuk info, për të mësuar rreth punës dhe aktiviteteve të institucionit. Adresat tjera, në emër të SHSKUK-së dhe QKUK-së, janë fiktive dhe kanë për qëllim të baltosin dhe komprometojnë punën që po bëhet në institucionet shëndetësore. Çdokush që shfrytëzon llogari tjera dhe shmang linjën e komunikimin zyrtar për çështjet që ndërlidhen me shërbimin spitalor dytësor dhe shërbimin spitalor tretësor, do të gabojë, duke dezinformuar publikun dhe, në këtë rast, përgjegjësinë do ta marrë vetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori