LAJMI I FUNDIT:

Lexohen mesazhet mes Boki 13 dhe Zaevit: Është haraç i pastër

Lexohen mesazhet mes Boki 13 dhe Zaevit: Është haraç i pastër

Në seancën e sotme për rastin ‘Haraçi’ u lexua komunikimi mes Bojan Jovanovskit dhe kryetari të LSDM-së, Zoran Zaev.

Jovanovski i dërgon këto mesazhe nënës së tij më 16 prill, disa ditë para se rasti të denoncohet, ndërsa supozimi është se të njëjtën ditë ka qenë edhe komunikimi mes Zaev dhe Boki 13, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Jovanovski së pari Zaevit i shkruan: “Asnjëherë nuk e kam keqpërdorur emrin tënd, gjithmonë ju kam respektuar. Vendimi përfundimtar për marrëdhënien tonë do të jetë vendimi yt. Unë jam shoku dhe miku yt. Ju lutem, kur të mundeni të më pranoni”, i shkruan Boki 13, kryeministrit të atëhershëm, Zoran Zaev.

Ai i kthen përgjigje duke thënë: “Kam luftuar fuqishëm, dhe jam kryeministër i Qeverisë dhe e kam për obligim që ta mbroj sundimin e së drejtës. Boki i pash dëshmitë. Mund ta paramendosh se sa jam i hidhëruar që shkruaj një përgjigje të tillë”, shkruan Zaev.

Jovanvoski i kthen përgjigje “ju them edhe një herë të mendoheni dhe të më pranoni për një takim. Asnjëherë nuk kam keqpërdorur emrin tuaj” ndërsa Zaev i përgjigjet “kjo është e palejueshme. Është haraç i pastër. Obligimi im është që të veproj”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori