LAJMI I FUNDIT:

Ilir Latifi reagon pas humbjes: Menduan se jam i çmendur, gjyqtarët ma vodhën fitoren

Ilir Latifi reagon pas humbjes: Menduan se jam i çmendur, gjyqtarët ma vodhën fitoren
Derrick Lewis e Ilir Latifi (Foto: Ronald Martinez/Getty Images)

Ilir Latifi ka reaguar në rrjetet sociale, pas asaj humbjeje të dhimbshme ndaj Derrick Lewis, me vendim të gjyqtarëve.

Luftëtari shqiptar i MMA e ka nisur me humbje aventurën në peshat e rënda të UFC-së.


Në garën e parë të UFC 247, sportisti shqiptar u përballë me amerikanin Derrick Lewis në Houston të SHBA-së. Ai humbi me pikë, por që nuk është i kënaqur me vlerësimin, duke i akuzuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshje.

Pamje nga meçi Derrick Lewis e Ilir Latifi . (Photo by Ronald Martinez/Getty Images)

“Fillimisht faleminderit familjes sime, shokëve, ekipit dhe njerëzve që më kanë përkrahur, faleminderit!”.

“Kur vendosa ta pranoj sfidën dhe të përballen me Derrick në vendin e tij, njerëzit më thanë se jam i çmendur”.

“Të shtunën në mbrëmje kur u futa në arenë për tu ndeshur me Derrick Lewis, në Houston, e dija që meçi nuk di të ishte i lehtë”.

Ilir Latifi në aksion. (Foto: Ronald Martinez/Getty Images)

“Shikuesin ishin aty për të, po ashtu edhe gjyqtarët…”.

“Mendoj që e fitova meçin dhe shumë fansa dhe shikues po ashtu, por kjo është ajo …”.

“Si luftëtarë ne sakrifikojmë dhe rrezikojmë shumë për këtë sport dhe është e vështirë ta shohësh se si luajnë me njerëz që punojnë dhe dedikohen”.

“Shpresojmë që në të ardhmen do të shohim gjyqtarë dhe sistem të pikëve që janë bërë për MMA nga njerëz me përvojë të vërtetë të sportit si luftëtarë dhe trajnerë që kanë njohuri më të mira të sportit dhe mund të bëjnë gjykime më të mira”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori