LAJMI I FUNDIT:

OEMVP prezanton platformën ekonomike para BDI-së: Parimet e platformës janë ulja e papunësisë, transparenca dhe llogaridhënia

OEMVP prezanton platformën ekonomike para BDI-së: Parimet e platformës janë ulja e papunësisë, transparenca dhe llogaridhënia

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) sot ka pritur në takim partinë politike Bashkimi Demokratik për Integrim, e kryesuar nga Ali Ahmeti.

Nga OEMVP thonë se duke u nisur nga tradita e OEMVP-së që të realizojë takime pune me të gjitha partitë politike në vend, Platforma ekonomike për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut e përgatitur nga vetë oda prezantohet dhe ajo njëkohësisht shpalos pikat kryesore kah të cilat duhet të korrigjohen politikat apo masat që i ndërmerr Qeveria në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

“Platforma ekonomike e propozuar u prezantua para BDI-së. Kjo platformë pasqyron gjendjen reale të sektorëve në të cilët duhet të ketë përmirësim dhe inkuadrim të odave ekonomike në të gjitha fushat që prekin  bizneset. Parimet themelore të kësaj platforme janë: transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlim i zhvillimit të pabarabartë ekonomik, ulja e papunësisë dhe të tjera. Theks i veçantë në masat kryesore të propozuara në këtë platformë vendohet në: zonën e Vizbegut, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, Kodra e Diellit, hapja e terminalit doganor në Jazhincë dhe të ngjashme”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.


“Në prag të periudhës parazgjedhore si praktikë dhe traditë e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore mbajtëm takim konsultativ me Bashkimin Demokratik për Integrim. Ne si Odë Ekonomike në vazhdimësi por edhe në strategjinë tonë kemi bashkëpunimin dhe dialogun me të gjitha partitë politike dhe me shpresë që partia që do të jetë pjesë e Qeverisë do të vazhdon bashkëpunimin dhe do të kemi një fokus të veçantë në ekonominë e vendit”, theksoi Nebi Hoxha.

“Ishte kënaqësi takimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore me çka për çështje substanciale nuk ka dallime mes Odës dhe Programit ekonomik të Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe një herë apelova tek Oda për komunikim, për bashkëpunim, për ide në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit kështu që mbetet që të gjitha çështjet që janë ngritur të integrohen brenda një programi të dakorduar nga palët”, u shpreh Ali Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori