Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, ka akuzuar kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Në reagimin e bërë nga PDK, thuhet se kryetari Elezaj, ka bërë asfaltimin e 400 metra rrugë në një fshat që i përket komunës së Malishevës, sipas tyre, kryetari ka keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës, transmeton Telegrafi.
“Siç duket, shiu i parë i hetuesisë ja nxori bojën keqpërdorimeve të buxhetit Komunal gjithandej Klinës dhe pothuajse në të gjitha projektet e ashtuquajtura të realizuara. Së fundmi doli në publik një paradoks që vetëm komunarët e papërgjegjshëm të Klinës dinë ta bëjnë: Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“KRYETARI I KLINËS NUK I DIN KUFIJTË E KOMUNËS QË E UDHËHEQ
Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e keqpërdorimit, pushteti i AAK-LDK-VV-NISMA në Klinë , din të të befasoi serish. Këtë herë, kryetari Elezaj del të jetë edhe kryetar i Komunës së Malishevës.
Siç duket, shiu i parë i hetuesisë ja nxori bojën keqpërdorimeve të buxhetit Komunal gjithandej Klinës dhe pothuajse në të gjitha projektet e ashtuquajtura të realizuara. Së fundmi doli në publik një paradoks që vetëm komunarët e papërgjegjshëm të Klinës dinë ta bëjnë: Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës.
Është për të të ardhur keq që me fasada, përmes propagandës me foto, e ndonjë përpjekjeje kolumiste të “ drejtor kalemgjiut” të mbulohet e kamuflohet realiteti i dhimbshëm qeverisës. Qytetarët e Klinës nuk mashtrohen dy herë. Jemi ne që do të kujdesemi të jua bëjmë me dije se për dy vjet qeverisje të këtij koalicioni, 15 projekte kapitale janë duke u hetuar nga organet e drejtësisë me dyshime për keqpërdorime. Dy vjet qeverisje, sollën një aktakuzë të ngritur nga prokuroria kundër z. Elezaj për konflikt interesi, 15 projekte në hetuesi për keqpërdorime, shumë projekte të mbetura pa realizuar që nga viti 2018. Punësime partiake, nepotizëm dhe kërcënime ndaj opozitës dhe fjalës së lirë. Sipas Institutit GAP, nga 38 premtimet e z. Elezaj, vetëm 9 prej tyre konsiderohen të përmbushura e që nuk janë aspak relevante për mirëqenien e qytetarëve të Klinës.
PDK, Dega në Klinë i ka të regjistruara të gjitha shkeljet ligjore të kësaj qeverisje. Të gjitha punësimet partiake të bëra dhe shumëçka tjetër. Këtij shkrimi kësaj radhe po ja bashkëngjisim një postim të edituar nga një medie lokale në Klinë e që fatkeqësisht është hequr pesë minuta pas editimit për arsye që pronari i “klina info” A.B. e din, por e dimë edhe ne”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova