LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Ndryshime të kushteve për ambasadorë para Komisionit për Punë të Jashtme

Maqedoni: Ndryshime të kushteve për ambasadorë para Komisionit për Punë të Jashtme

Komisioni i Kuvendit për Politikë të Jashtme sot do të mbajë dy seanca, ku do të shqyrtohet propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për punë të jashtme, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, të parashtruar nga Artan Grubi dhe Juliana Nikollova, dhe e dyta, ku gjashtë ambasadorët e sapoemëruar do të referojnë për aktivitetet e tyre të ardhshme.

Deputetët Grubi nga BDI-ja dhe Nikollova nga PLD-ja deri te Kuvendi kanë parashtruar ndryshime të Ligjit për punë të jashtme me procedurë të shkurtuar dhe atë vetëm në një nen në pjesën e kushteve që duhet t’i plotësojnë kandidatët për ambasadorë.

Propozojnë në nenin 36 paragrafi 1, alineja 1 të ndryshohet dhe të jetë “të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa në paragrafin 2 të shtohet paragraf i ri dhe të jetë: “Personi i cili ka shtetësi të shtetit tjetër nuk mund të emërohet ambasador në shtetin ku ka shtetësi”.


Në seancën e pasdites para anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për politikë të jashtme platformat e tyre për aktivitete diplomatike do t’i prezantojnë Teuta Agai Demjaha në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Shpresa Jusufi në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Prishtinë, Shaban Jashari në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Doha, Svetllana Geleva në Misionin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Danço Markovski në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Tiranë dhe Faton Bejta në përfaqësinë diplomatike-konsullore në Kopenhagë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori