LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Rashela Mizrahi në ministrinë e saj ndryshoi emrin ‘Maqedonia e Veriut’ në ‘Maqedonia’

Ministrja Rashela Mizrahi në ministrinë e saj ndryshoi emrin ‘Maqedonia e Veriut’ në ‘Maqedonia’

Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale që vjen nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Rashela Mizrahi në sallën për konferenca për shtyp të kësaj ministrie ndryshoi emrin ‘Maqedonia e Veriut’ në ‘Maqedonia’.

Ajo madje në rrjetin sociale në ‘Facebook’ ka shkruar se “qytetarët e Maqedonisë ruajnë shpinën”, pas akuzave të partive politike.

Nga LSDM thonë se Mickoski përmes kuadrove të Nikolla Gruevski në Qeverinë teknik po e shkel Kushtetutën e shteti dhe rrezikon anëtarësimin në NATO dhe BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ministrja teknike për Punë dhe Politikë Sociale nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Rashela Mizrahi në institucion shtetëror, në mënyrë të drejtpërdrejtë shkel Kushtetutën”, shprehen nga LSDM.

Sipas LSDM-së, rrezikimi i Marrëveshjes së Prespës është edhe rrezikim i anëtarësimit në NATO dhe integrim në Bashkimit Evropian për shkak se pa këtë marrëveshje nuk ka as NATO e as BE.

“Një veprim i tillë kundër kushtetues të Mizrahit, me urdhër të Mickoskit dhe shefit të tij Gruevski është kundërshtetëror. Është kthimi prapa që po e fol Mickoski. Kthimi në izolim dhe rindërtim regjimit kriminal”, shprehen nga LSDM duke shtuar se atë që e bën partia opozitare maqedonase kundër Marrëveshjes së Prespës është kundër NATO-s dhe BE-së por edhe e rrezikshme për ardhmërinë e shtetit dhe qëllimet strategjike të vendit./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori