LAJMI I FUNDIT:

PSD ndërron logon e partisë

PSD ndërron logon e partisë

Partia Social-Demokrate e Kosovës ka bërë disa ndryshime, duke ndërruar logon e subjektit.

Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai e ka cilësuar simbolin e ri si abstrakt, por me shprehje.


“Simboli ynë është abstrakt, por me shprehje. Është demokracia si fushë e hapur. Pa vend të garantuar për subjektin, apo çfarëdo entiteti substancial. Tek format e ndara, por që rrijnë bashkë me njëra – tjetrën kemi paraqitur pikëpamjen tonë për demokracinë shoqërore. Klasa, shtresa, çështje: punëtorët, barazia gjinore, ambienti. Ajo është shumësia në veprim si marrëdhënie e vazhdueshme hegjemonike midis secilës pjesë dhe tërësisë, që nuk degradon në politikë identitare, as nuk mbyllet e reduktohet tek Njëshi unitar.

Politika ushtrohet tash dhe këtu. Aksioni demokratik kërkon subjekte autonome drejt përvojave krijuese. Shumë kënde sepse pozicione te ndryshme e heterodoksi, drejt rrethit sepse demokraci, na doli një yll. Ky yll që disa e vërejnë e disa jo, nuk është as si ylli i Holyëoodit, as ylli evropian, as ylli amerikan; nuk është as ylli ndriçues i realizmit socialist.

Përmes yllit ne shprehim natyrën e të vërtetës dhe marrëdhënien tonë me të. Ajo është kërkim e synim, siç është ylli orientues. Por, karakteri i saj i përhershëm është i lidhur me natyrën e saj të pambërritshme. Ajo nuk kapet as nuk mbërrihet sepse historia nuk kryhet.

Gjithnjë në bërje, në formësim, asnjëherë i përfunduar”, ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/