LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Përgjegjësia për skandalin e mbetjeve mjekësore bie mbi njerëzit e OBRM-PDUKM-së

LSDM: Përgjegjësia për skandalin e mbetjeve mjekësore bie mbi njerëzit e OBRM-PDUKM-së

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “faktet për skandalin e mbetjeve mjekësore tregojnë ndërlidhje të drejtpërdrejtë me OBRM-PDUKM-në dhe krimin e Nikolla Gruevskit, që Mickoski po e mbron vazhdimisht”.

“Përgjegjësia për këtë skandal të madh na çon drejtpërdrejt deri te njerëzit e afërt me OBRM-PDUKM-në, të afërt me Gruevskin dhe Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se prokurorja në lëndë e cila për dy muaj nuk ishte deklaruar për procedurën hetimore është kuadër i OBRM-PDUKM-së e vendosur nga Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovbska.


“Goran Angelov disa vite ishte drejtori i Drisla, ka pranuar mbetjet që të deponohen, është kuadër i OBRM-PDUKM-së, ish-kryetar komune dhe kandidat për kryetar të kësaj partie në vitin 2019”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, kuadri i Gruevskit dhe ekzekutuesit e Mickoskit me vite kanë udhëhequr biznese në llogari të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor./Telegrafi/