E premtja e datës 7 shkurt 2020 i gjen art-dashësit e muzikës shqiptare me një lajm të hidhur.
Artistja e mirënjohur e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër.
E njohur si “Bilbili i muzikës shqipe”, Nexhmije Pagarusha u largua nga kjo botë me një karrierë të bujshme muzikore, e cila ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.
Kush ishte Nexhmije Pagarusha?
Nexhmije Pagarusha u lind në Pagarushë (Komuna e Malishevës) më 7 maj të vitit 1933.
Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.
Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.
Ajo u shkollua në Beograd ku ndoqi mësimet për solo-këndim, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Ishte Beagradi qyteti ku ajo pati paraqitjen e saj të pare muzikore në skenë.
Viti 1948 shënon një rëndësi të veçantë për artisten, e cila aso kohe u pranua si soliste në Radio Prishtinë.
Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.
Veprat muzikore më të njohura:
”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Ajo numëron edhe këngë tjera të njohura si: ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Kur më del në derë”, ”Ke selvitë”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Çil njat zemër plot kujtime”, “Dallëndyshe”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” etj.
Mirënjohjet
Në nder të karrierës së saj të pasur, e madhja Nexhmije Pagarusha është nderuar me titullin “Bilbili i muzikë shqipe”.
Ndërkohë, në vitin 2018, Nexhmije Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Më 7 maj 2018, Nexhmije Pagarusha u nderua me decorate nga Presidenti I Shqipërisë, Ilir Meta, në një takim të veçantë.
Ndërkohë në vitin 2018, Ministria e Kulturës në krye atëherë me ish-ministrin Kujtim Gashi, e nderuar me mirënjohje këngëtaren e emëruar si “Bilbili i Kosovës”, për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.
Ndryshe, ditë më parë, në 20-vjetorin e themelimit të kompanisë “Al Trade Center”, u bë e ditur se një prej rrugëve të kompleksit të tyre “Linda Premium Residence”, do të të emërohet me emrin e saj”, në nder të kontributit të saj ndër vite si dhe e njëjta është nderuar me çmimin e artë nga kjo kompani.
Drejtori i “Al Trade Center“, Sokol Gashani kishte thënë se Nexhmije Pagarusha, e ka nderuar projektin, sepse sipas tij, ajo është kontribuuese e madhe e muzikës dhe artit shqiptar.
Jeta private
Nexhmije Pagarusha ishte e martuar me kompozitorin e njohur shqiptar, Rexhep Mulliqi.
Ata kanë së bashku një djalë, Leonard Mulliqi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ndërkohë, Pagarusha ka jetuar me bashkëshortin e saj në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Citatet e saj
Në një intervistë të rrallë të dhënë për Telegrafin në vitin 2017, bilbili i muzikës shqipe aso kohe po punonte në një këngë dedikuar nënës.
Duke e cilësuar si qenien më humane që ka bota e ndjenjën më hyjnore faktin edhe të qenit nënë vet, Pagarusha ishte prehur se me kënaqësinë më të madhe e realizoi një projekt të tillë muzikor.
“Nuk e di a ka ndonjë njeri të paprekur nga ata që e kanë përjetuar vdekjen e prindit, e në veçanti të nënës, ideja për këtë këngë më ka mahnitur shumë. Unë vazhdoj t’u përgjigjem projekteve të veçanta në muzikë përderisa ende kam forcë, atëherë kur unë të të mos mundem, do të them mjaft”, kishte thënë Nexhmije Pagarusha për Telegrafin.
Pusho e qetë Bilbili i Muzikës Shqipe! /Telegrafi/
Referencat:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Më thoshin ti nuk do bëhesh, do përfundosh në rrugë” – Julian Deda rrëfën mes lotësh linjën e tij të jetës
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq
Graciano “plas bombën” që përfshin Erjolën dhe Romeon – për çfarë bëhet fjalë?
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?