LAJMI I FUNDIT:

“Al Trade Center”, shënon 20 vjetorin e themelimit – organizon ngjarje speciale në nderim të stafit dhe bashkëpunëtorëve

“Al Trade Center”, shënon 20 vjetorin e themelimit – organizon ngjarje speciale në nderim të stafit dhe bashkëpunëtorëve

“Al Trade Center”, shënon 20 vjetorin e themelimit. E për dy dekada punë, kjo kompani ka vendosur të festojnë në një mënyrë tjetër.

Drejtori i Al Trade, Sokol Gashani, ka thënë se pjesë e festës do të jenë, të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e “Al Trade Center”, deri në ditët e sotme.

“Ata kanë qëndruar besnik ndaj firmës tonë, dhe janë bërë kështu shtylla jonë kryesore. Ne nuk i harruam dhe as nuk do t’i harrojmë, sepse ata janë meritor në rrugëtimin tonë”, ka shtuar Gashani.

Al Trade Center fiton çmimin FIDES 2019 për kontribut korporativ
Lexo po ashtu Al Trade Center fiton çmimin FIDES 2019 për kontribut korporativ

Sipas tij, ngjarja e organizuar në 20 vjetorin e kompanisë nuk ka ndonjë karakter special, por është bërë në mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i ndihmuan këto kohë.

“Vlen të theksohet se këtë mbrëmje e ka madhështuar me prezencën e saj, ylli i madh i muzikës, Nexhmije Pagarusha, ku njëherit njëra prej rrugëve të kompleksit tonë “Linda Premium Residence”, do të të emërohet me emrin e saj”, ka theksuar Gashani.

Ai ka thënë se Nexhmije Pagarusha, e ka nderuar projektin, sepse sipas tij, ajo është kontribuuese e madhe e muzikës dhe artit shqiptar.

Gashani ka folur edhe për sfidat që i kanë kaluar që nga themelimi e deri më tani, ku ka thënë se sukseset e arritura i motivojnë ata për arritje të reja, dhe shpresojnë sipas tij, që të trashëgohen edhe gjeneratat e reja./Telegrafi/